Kompania "British Steel" në likuidim, mijëra vende pune në rrezik
Londër, 23 maj - Kompanisë britanike të prodhimit të çelikut "British Steel" i është kërkuar të hyjë në procesin e likuidimit, çka ka vënë në rrezik 5 mijë punëtorë të saj dhe 20 mijë vende të tjera pune në zinxhirin e furnizimit.
Kjo ndodhi pasi bisedimet mes kompanisë dhe qeverisë përfunduan pa rezultat. Qeveria britanike nuk ka pranuar ta shtetëzojë biznesin e kompanisë.
"Greybull Capital", që e bleu "British Steel"-in në vitin 2016 për një shumë nominale, ka deklaruar se bërja e kësaj kompanie fitimprurëse do të jetë gjithmonë një sfidë.
Tani ka nisur kërkimi për një blerës të kompanisë.