25 Dhjetor 2024

Kompani kosovare të tekstilit po promovohen në Shqipëri

Tiranë, 5 qershor - Tetë kompani të tekstilit dhe veshjeve nga Kosova, janë duke i promovuar produktet e tyre në Panairin Rajonal të Tekstilit, Fasonit dhe Modës i cili po mbahet në Tiranë të Shqipërisë. 

Pjesëmarrja në këtë panair është mundësuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) së bashku me EMPOWER , Sektorin Privat dhe Komunën e Gjilanit.

Përmes këtij panairi kompanive nga Kosova u mundësohet  që t’i  promovojnë produktet e tyre, ku u ofrohet mundësia për të  bashkëpunuar me kompani të tjera dhe të kenë qasje në tregjet rajonale.

Kompanitë që përfaqësojnë sektorin e tekstilit dhe veshjeve të Kosovës, në panair janë: Shtëpia e Modës “Menakon”, Shtëpia e Modës “Minna”, Shtëpia e Modës “Qëndresa”, “Arta Tex”, “Puntex”, “Unikat”, “Wear & Go” dhe “Staff-S//sprint”.

Panairi Rajonal i Tekstilit, Fasonit dhe Modës i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, është i hapur nga data 4 deri 6 qershor 2015.

Ky panair është i pari i këtij lloji në rajon, i cili synon të krijojë një platformë të gatshme biznesi, ku autorët dhe palët e interesit mund të ndërveprojnë dhe të arrijnë rezultate konkrete.

Panairi organizohet bashkërisht nga Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë dhe Agjencisë  Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)