Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban takimin vjetor informues
Prishtinë, 13 dhjetor - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit.
Takimi ka për qëllim që pjesëmarrësit t'i informoj për të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo Lejet për aktivitete të veçanta më theks të veçantë, planifikimit për vitin vijues, raportimet tremujore dhe raportimet vjetore.
Po ashtu gjatë takimit do të prezantohen edhe përgatitja e plan programeve të hulumtimit, projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit, projekteve për aktivitete të veçanta, hyrja në fuqi të Udhëzimit Administrativë me Nr.01/2016 “Klasifikimi dhe vlerësimi i resurseve dhe rezervave minerale dhe mbajtja e evidencës së tyre” dhe njoftimi për plotësimin dhe ndryshimin e disa Udhëzimeve Administrative.