23 Dhjetor 2024

Klubi i Prodhuesve mirëpret vendimin i MTI-së për mbrojtjen e prodhuesve vendor

Prishtinë, 29 dhjetor - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e masave mbrojtëse në importe për materialet ndërtimore nga argjila.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, pas analizimit të tregut të materialit ndërtimor nga argjila dhe konsultimit me prodhuesit vendor, e ka parë të domosdoshme që në listën fillestare të përfshiheshin edhe disa produkte tjera nga argjila.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila ka paraqitur kërkesën pranë MTI-së që në këtë vendim të përfshihen edhe disa materiale tjera ndërtimore nga argjila në listën e masave mbrojtëse në importe.

Vendimi 01 Ref. Nr. 10 të dt. 28.12.2017 i lëshuar nga Ministri i MTI-së, z. Bajram Hasani paraqet një përkrahje të madhe për prodhuesit vendor të argjilës dhe njëkohësisht ndalon shitjen e materialit nga argjila që vjen nga Serbia dhe shitet nën çmimin e tregut, madje edhe të vet çmimit të prodhimit.

Vendimi në fjalë nuk ndalon ardhjen e produkteve të tilla nga Serbia, por parandalon një dëm të rëndë dhe të përgjithshëm të pozitës së prodhuesve vendor, ekonomisë së vendit dhe rrjedhimisht rrezikon konkurrencën në tregun e lirë.

Ky vendim, po ashtu ka edhe një simbolikë të rëndësishme sepse përkrah ndërtimin e Kosovës me material ndërtimor të prodhuar në vend. KPK falënderon Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për këtë vendim të rëndësishëm.

Në të njëjtën kohë KPK mbështet dhe e inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që edhe në të ardhmen të vazhdoj me politika të tilla publike që mbështesin prodhuesit vendor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)