21 Dhjetor 2024

Klubi i Prodhuesve i ofron bashkëpunim ndërinstitucional Qeverisë

Prishtinë, 31 maj - Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa së bashku me nënkryetarin Bashkim Osmani dhe sekretarin gjeneral Vllaznim Osmani ishin sot në një takim pune me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.

Ndër të tjera në takim u diskutua për gjendjen e sektorit të prodhimit, dixhitalizimin e këtij sektori, gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe diversifikimin e burimeve energjetike, por edhe për  rishikimin e bazës ligjore të liberalizimit të tregut të energjisë.  

Klubi i Prodhuesve e njoftoi ministren Rizvanolli mbi punën dhe aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar, ndërsa ministrja Rizvanolli diskutoi më shumë rreth zhvillimeve në Ministrinë e Ekonomisë dhe prioritetet kryesore, përfshirë adresimin e sfidave në sektorin e energjisë dhe përmirësimin e performancës dhe llogaridhënies të ndërmarrjeve publike.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës shprehu edhe njëherë ofrimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndaj Ministrisë së Ekonomisë por edhe ndaj Qeverisë së Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe u zotua në mbështetjen e plotë sa i përket këtij drejtimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)