30 Prill 2024

Kinë me rekord të ri për prodhimin e arit në vitin 2011

Pekin, 1 shkurt - Prodhimi i arit kinez arriti vitin e kaluar një nivel rekord duke e bërë Kinën shfrytëzuesin e parë të metalit të verdhë për të pestin vit radhazi, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

''Ndërkohë që çmimi i arit është rritur me 30 për qind në vitin 2010 dhe 10 për qind në vitin 2011, prodhimi kinez i arit është rritur në vitin 2011 me 5,89 për qind për të arritur në 360,91 tonë'', sipas shoqërisë kineze të arit, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve.

''Vlera e transaksioneve në prodhimin e arit në Bursën e Shangait u rrit me 53,45 për qind me 2,480 miliardë juanë (298 miliardë euro)'', sipas shoqërisë.

Kina, gjithashtu është konsumatori i parë botëror i metalit të verdhë.

Prodhimi i tij ka kaluar atë të Afrikës Jugore në vitin 2007.

''Rreth 60 për qind e arit ndodhet në pesë prej 32 provincave dhe rajoneve të vendit, Shandong dhe Jiangxi (lindje), Henan (pjesa qendrore), Fujian (juglindje) dhe Mongoli (veri)'', theksoi agjencia e lajmeve Hsinhua.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)