Kina ndërton një qytet të ngjashëm me qytetin e Venecias
Pekin, 29 teto - Kina ka ndërtuar një qytet të ngjashëm me qytetin e bukur Venecia të Italisë. Ky qytet port në veri-lindje të Kinës, është shndërruar sipas një projekti ambicioz duke kopjuar edhe arkitekturën italiane.
Montazhi i Lindjes është projekti që përfshin sipërfaqen e 403.600 metra katrorë, ndonëse jo çdo godinë e tij do të jetë kopje identike e Venecias.
Tashmë rajoni Dalian ka marrë formën tipike e klasike të qytetit europian, me ngjyrat dhe qetësinë karakteristike të tij. Ndonëse është ende larg realizimit të qëllimit final, sikurse është dizajnuar dhe ideuar nga studio arkitekturore francez A.R.C.
Dalian nuk do të shërbejë thjesht si qendër komerciale por edhe si qytet për të jetuar, njësoj si Venecia.
Autoritetet zyrtare janë shprehur, se i gjithë projekti për realizimin e Dalian ka kushtuar plot 8 miliardë yuan kinezë apo 1.26 miliardë dollarë amerikan. Punimet për të krijuar Venecian në Kinë kanë nisur në vitin 2011 dhe kostoja fillestare e projektit ishte 786 milionë dollarë.
Që në fillim të muajit tetor, Dalian ka thithur mijëra turistë të huaj dhe vendas, duke shkaktuar radhë të gjata, për të bërë një xhiro me varkat e famshme veneciane, të njohura ndryshe si Gondola.