30 Prill 2024

Kina do të shtojë edhe me 100 tonë rezervat e arit

Pekin, 10 janar - Grupi Kombëtar i Arit i Kinës do të shtojë këtë vit me 100 tonë rezervat e arit, në bazë të kërkesave të tregut kinez dhe atij ndërkombëtar.

Prodhuesi nr. 1 i arit në Kinë, parashikon se pas krizës së borxheve sovrane në Evropë, i shtimit të emetimit të monedhave nga SHBA-ja dhe i inflacionit në Kinë, çmimi i arit do të mbetet i lartë dhe ky është një shans për degën e arit.

Mësohet se me ngritjen e vazhdueshme të çmimit të arit, vitet e fundit Kina, ka shtuar rezervën e arit. Vetëm Grupi Kombëtar i Arit i Kinës, i shtoi rezervat e tij nga 275 tonë në vitin 2006 në 1300 tonë.