22 Dhjetor 2024

Katari planifikon të tërhiqet nga OPEC-u

Doha, 4 dhjetor - Shtet arab i Gjirit Persik, Katari ka njoftuar papritur synimin e vet për t'u larguar nga OPEC-u.

Katari thotë se planifikon të tërhiqet nga karteli ndërkombëtar i naftës që nga janari i vitit të ardhshëm.

Kjo do të përbënte herën e parë që nga themelimi i OPEC-it në vitin 1960, që një vend i Gjirit largohet nga ky grup.

Katari ka shprehur synimet e tij për të shitur më shumë naftë dhe gaz natyror në treg.

Ndërsa zë vetëm rreth 2 për qind të eksportit mujor të naftës së OPEC-ut, Katari është furnizuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)