Kanadezët të interesuar për investime në sektorin minerar të Kosovës
Prishtinë, 25 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka prituri sot një delegacion të Korporatës Minerare ‘Trevali’ nga Kanadaja, të drejtuar nga presidenti dhe kryeshefi ekzekutiv i saj, Mark D. Cruise, e cila është e specializuar në sektorin e minierave, e në veçanti atë të zinkut.
Ministri Lluka ka njoftuar z. Cruise me resurset minerare që ka Kosova dhe mundësitë për investime në këtë sektor, duke theksuar angazhimin e Qeverisë për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm për investimet e jashtme.
Nga ana e tij, Cruise ka prezantuar aktivitete momentale të kompanisë që drejton në Kanada dhe Afrikë, ndërsa ka shprehur interesimin për sektorin e minierave të Kosovës.
Cruise ka bërë të ditur se nga prezantimet të cilat i ka parë në Konventën e PDAC në Toronto të Kanadasë ku ishte prezent edhe Ministri Lluka, kanë ngjallur interesimin e tij për këtë sektor në Kosovë.
Ai theksoi se Korporata Minerare ‘Trevali’, është prodhuesi i 8-të më i madhi në botë i zinkut, dhe e specializuar në minierat e vjetra, të cilat i kanë revitalizuar dhe i kanë bërë ekonomikisht të leverdishme.
Interesimi i z. Crusie tregon qe vizita e Ministrit Lluka në Toronto dhe kërkesa e tij për të sjell sa më shume investime nga Kanadaja në Kosove, kishte zgjuar interesim edhe për delegacionin kanadez të kësaj korporate të madhe.