30 Prill 2024

Irani pritet të ndërpresë furnizimin me naftë ndaj të BE-së

Teheran, 6 shkurt - Ministri iranian i Naftës, Rostam Qasemi i bëri thirrje BE-së që ta rishikojë vendimin e embargos së naftës iraniane.

Ndërkohë ai lajmëroi se do të ndërpritet furnizimi me naftë për disa vende europiane.

Sanksionet e BE-së dhe vendeve të tjera perëndimore ndërmerren për të ndaluar Iranin të vazhdojë programin e pasurimit të uraniumit.

Por edhe pas presionit të komunitetit ndërkombëtar, lideri suprem i Iranit, Ayatollahu Ali Khamenei, u shpreh i vendosur për të vazhduar programin bërthamor.

Në fund të janarit, liderët e BE-së miratuan vendimin e marrë nga takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare mbi sanksionet ndaj Iranit, duke vendosur embargo ndaj naftës dhe bllokimin e transaksioneve të Bankës Qendrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)