22 Dhjetor 2024

Iraku shpall planin për prodhimin e naftës

Bagdat, 8 maj - Iraku po planifikon të bashkëpunojë me gjigantët globalë të energjisë "ExxonMobil" dhe "PetroChina" për një megaprojekt 53 miliardë dollarë amerikanë.

Për të shtuar prodhimin e naftës planifikohet të përdoret uji detar nga Gjiri Persik.

Kryeministri irakian Adel Abdel-Mahdi u shpreh se po punohet për finalizimin e kontratës.

Projekti do të shtojë prodhimin e dy fushave naftëmbajtëse nga 125 mijë në 500 mijë fuçi në ditë.

Iraku do të fitojë 400 miliardë dollarë në 30 vjetët e ardhshëm pasi kjo marrëveshje të vihet në zbatim.

Ekonomia irakiane varet shumë nga eksporti i naftës së papërpunuar, që siguron mbi 90 % të të ardhurave të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)