23 Dhjetor 2024

Investitorët kanadez interesohen për sektorin e prodhimit në Kosovë

Prishtinë, 13 qershor - Ministrja Hykmete Bajrami priti sot në takim një delegacion të investitorëve nga Kanadaja, të interesuar për të investuar në Kosovë në sektorin e prodhimit. Delegacioni kanadez udhëhiqej nga Kris Thorkelson dhe Shwan Khoshnow.  

Në takim, musafirët kërkuan informacione rreth klimës së të bërit biznes si dhe mundësive që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Me këtë rast, ministrja Bajrami i informoi afaristët nga Kanadaja rreth përmirësimeve të dukshme që ka bërë Kosova në procesin e reformave ekonomike të cilat kanë krijuar një ambient të përshtatshëm dhe miqësor për investitorët e huaj.

Një përparësi shtesë është edhe implementimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e cila tashmë e bën të mundur që produktet e prodhuara në Kosovë të mund të eksportohen lirshëm në tregun e Bashkimit Evropian, shpjegoi ministrja Bajrami.

Znj. Bajrami i inkurajoi investitorët kanadez që të zgjerojnë investimet e tyre në Kosovë duke u zotuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë avokate dhe bashkëpunuese e ngushtë në të gjitha fazat e realizimit të investimeve.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)