23 Dhjetor 2024

Industria përpunuese rritet për 7.6 për qind

Prishtinë, 21 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” Për tremujorin e tretë (TM3) 2017.

Kjo anketë me të dhënat që ofron synon të paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet te cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e tretë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017 ka pasur një rritje te industria përpunuese (C) prej 7.6 %.

Ndërsa, kishte rënie te: furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 25.9 %; industria nxjerrëse (B) prej 16.5 %; si dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 1.8%.

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2016) ka pasur një rritje te: industria nxjerrëse (B ) prej 28.0%; furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 16.5%; industria përpunuese (C) prej 8.6%; si dhe furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 5.7%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)