24 Prill 2025

Industria nxjerrëse rritet për 55.2 %, ndërsa përpunuese 13.1 %

Prishtinë, 30 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë TM-3 2014.

Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon të paraqet ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C - përpunuese, D - furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E - furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, industria nxjerrëse (B) ka pasur një rritje prej 55.2 %, ndërsa industria përpunuese (C) 13.1 %.

Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) kishte rënie prej 31.8 %  si dhe furnizim me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 7.2 %

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2013, aktiviteti i industrisë nxjerrëse (B) ka pasur një rritje prej 29.3%, industria përpunuese (C) me 0.4%, ndërsa furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) kishte rënie  prej 45.8%, si dhe furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 6.1%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)