19 Maj 2024

Industria në Eurozonë shënon rënie të lehtë

Bruksel, 2 gusht - Sektori i prodhimit industrial në Eurozonë pësoi rënien më të madhe në tre vjet në korrik, në bazë të një studimi nga kompania e specializuar “Markit”.

Indeksi për prodhimin ra në 44, nga 45,1 që ishte në muajin qershor. 50 është kufiri ndarës midis rritjes dhe kontraktimit, me çdo të dhënë më të ulët që flet për një rënie të qartë të sektorit.

Si rrjedhojë e problemeve ekonomike, shumë kompani janë përqendruar në politikat e kursimit, duke bërë që edhe më shumë vende pune të humben.

Gjermania, fuqia më e madhe industriale e Europës, gjithashtu regjistroi një prej notave më të ulta në historinë e saj.

Ndërkohë, kriza e thellë në Spanjë dhe Greqi bëri që sektori industrial në këto vende të kontraktohet edhe më shumë se sa mesatarja gjithsesi e zymtë e vendeve të Eurozonës.

Republika e Irlandës, që arriti një vlerësim prej 53,9, ishte I vetmi vend brenda Eurozonës, ku prodhimi industrial u rrit gjatë muajit korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)