24 Dhjetor 2024

Industria e tekstilit mund të përfitojë shumë nga MSA

Prishtinë, 10 qershor - Në vazhdën e përgatitjes për implementimin sa më të suksesshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), sot në Prishtinë, u mbajt punëtoria e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), me mbështetjen e UNDP-së, me temë: “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, - mundësitë e mbështetjes institucionale për bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për sektorin e industrisë së tekstilit.”

Ministrja Bajrami, në fjalën e saj, theksoi se ky takim është mundësi e mirë që të diskutojmë me bizneset e sektorit të tekstilit për shfrytëzimin sa më të mirë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, për rritje të eksportit dhe krijim të vendeve të punës.

Ministrja Hykmete Bajrami, vlerësoi se sektori i tekstilit ka pasur një traditë të konsiderueshme në Kosovë por për shkak të së kaluarës sonë ka pësuar stagnim për disa dekada, mirëpo për fat të mirë tani kemi një trend të mirë të rritjes në këtë industri.

Ajo u shpreh se kjo industri mund të përfitojë shumë nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim, sepse produkteve tona u mundësohet qasje e plotë në tregun e BE-së.

Ministrja potencoi se”Implementimi i suksesshëm i MSA-së do t’i sjellë dobi të madhe ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës”.

Pra për të qenë në gjendje të përfitojmë sa më mirë nga MSA, Kosova duhet të kryej reforma strukturore në shumë fusha, si:  rritja e standardeve të cilësisë, respektimi i pronësisë intelektuale dhe industriale, prokurimi publik, politikat e konkurrencës, tregtia, etj, tha ministrja. 

Znj. Bajrami nënvizoi poashtu se ne do të vazhdojmë të kërkojmë edhe donacione tjera për t’i mbështetur ndërmarrjet në përmirësimin e konformitetit të produkteve dhe shërbimeve të tyre duke i përgatitur ato për depërtim në tregjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Në fund ministrja Bajrami, shprehu gatishmërinë se kjo tryezë e sotme të jetë bashkëbisedim në mes afaristëve të sektorit të tekstilit dhe panelistëve në mënyrë që në fund të shihet qartë se cilat janë shqetësimet e këtij sektori, dhe që këto tema t’i trajtojmë së bashku jo vetëm në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por edhe në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në mënyrë që të krijojmë kushte më të favorshme në tregun e BE-së për prodhuesit kosovarë që i përkasin kësaj industrie.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)