Industria e mbrojtjes turke synon 1,5 miliardë dollarë eksporte

Ankara, 9 shtator - Presidenti i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Turke të Industrialistëve dhe Biznesmenëve (TUSIAD), Haluk Dinçer, deklaroi se eksportimi i teknologjive, që prodhohen në sektorin e industrisë së mbrojtjes, është me rëndësi maksimale.
Industria e mbrojtjes është një sektor tepër i rëndësishëm për Turqinë. Në këtë kuadër po realizohen punime të vyera dhe ne po i ndjekim nga afër ato. Jam i mendimit që eksporti i industrisë së mbrojtjes këtë vit do të arrijë në 1,5 miliardë dollarë, u shpreh kreu i TUSIAD-it sot, gjatë një komunikate për mediat.
Duke vënë në pah se rol kyç në fushën e industrisë në Turqi luajnë veçanërisht politikat e Nënsekretarisë së Industrisë së Mbrojtjes, Dinçer theksoi se përqindja e pjesëmarrjes vendase në këtë industri, që emërtohet ndryshe me termin offset, është rritur ndjeshëm.
Sektori i industrisë së mbrojtjes ka realizuar 872 milionë dollarë eksporte në harkun kohor janar-gusht 2013 dhe 1 miliard e 51 milionë e 525 mijë dollarë eksporte në të njëjtën periudhë të këtij viti. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, gjatë periudhës në fjalë eksporti më i lartë i sektorit të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit është realizuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës