Industria e duhanit shfrytëzon Youtube

SHBA, 27 gusht - Industria e duhanit po përdorë Youtube për të promovuar në mënyrë indirekte duhanin. Ky është denoncimi i një grupi shkencëtarësh neozelandezë.
Ata kanë bërë një kërkim të publikuar në Tobacco Control, në të cilin janë analizuar qindra video në Youtube.
Studimi ka analizuar 20 videot e para që rezultojnë nga kërkimi në faqen e njohur të internetit të pesë markave më të njohura në botë.
Nga 163 video, më shumë se tre të katërtat kishin përmbajtje pro duhanit.