22 Dhjetor 2024

Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për 0.4 për qind

Prishtinë, 10 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3 2019.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN)pësoi rënie për 0.4 për qind në tremujorin e tretë TM3 2019, krahasuar me TM2 2019.

Rënie më të madhe kishin kategoritë: materialet 1.1 për qind, pagat 0.3 për qind, dhe kostot e tjera 0.1 për qind.

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive të: transportit (9.6 për qind, energjisë 2.1 për qind, dhe makineritë 0.5 për qind.

Ndërkaq, krahasuar TM3 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak TM3 2018), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 0.5 për qind.

Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te: transporti 13.0 për qind, pagat 1.7 për qind, kostot e tjera 1.4 për qind, dhe makineritë 1.1 për qind.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe pati rënie te: energjia 0.7 për qind dhe materialet 0.4 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)