07 Dhjetor 2024

Indeksi i industrisë në Kosovë shënon rritje

Prishtinë, 13 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM3 2021.

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2021, kishte rritje në: sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 14.14%; sektorin e industrisë përpunuese (C) për 13.28 %; sektorin e furnizimit me rrymë, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 12.56%; dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 9.91%.

Ndërkaq, krahasuar me TM3 2021 me periudhën e njëjtë të vitit 2020 (TM3 2020), kishte rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për 111.54%; sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 72.91%; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 36.86%; dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) për 3.33%.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)