Indeksi i çmimeve të prodhimit, më i lartë për 0.4%
Prishtinë, 9 qershor- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka përgatitur Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë (TM1) 2017.
Indeksi i tërësishem i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.4% në TM1 2017, krahasuar me TM4 2016. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (8.6%); prodhimi i metaleve (5.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.1%); prodhimi produkteve kimike (2.2%); prodhimi i mobiljeve (1.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara thurëse (0.9%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.2%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.2%); dhe grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.2%).
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-3.5%) ; prodhimi i produkteve minerale jometalike (-3.0%); prodhimi i pijeve (-2.4%); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.9%).
Ndërkaq, krahasuar TM1 2017 me TM1 2016 çmimet e prodhimit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 0.9%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprmtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (80.4%); prodhimi i metaleve (16.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (1.3%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.1%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.0%); prodhimi i mobiljeve (0.7%); dhe prodhimi i produkteve kimike (0.4%).
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-5.8%); proddhe produkteve prej saj (-3.8%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-0.6%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.4%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara thurëse (-0.4%).