Inaugurohet fabrika e përpunimit të lajthive dhe arrave KoNuts
Ceremonia e inaugurimit do të realizohet sot në ambientet e fabrikës së përpunimit KoNuts, në adresën Rr. Princi Lazër, Komuna Graçanicë.
Selmans Network SHPK ka arritur që të themelojë fabrikën e parë përpunuese të lajthive dhe arrave në Kosovë dhe regjion me mbështetjen e Promoting Private Sector Employment-PPSE, i cili program është i financuar nga Swiss Agency for Development and Cooperation in Kosovo (SDC).