03 Maj 2024

Importet e marterialit ndërtimor rrezikojnë prodhuesit vendas

Prishtinë, 19 shtator - Ndërmarrjet prodhuese të materialit ndërtimor nga argjila, të bashkuar në Shoqatën e OEK-ut, me anë të një kanë shprehur shqetësimet në lidhje me disa nga parregullësit dhe padrejtësitë që i bëhen ndërmarrjeve, me rastin e importit të prodhimeve të materialeve ndërtimore nga argjila, e të cilat importohen nga Serbia.

Ata kanë thënë së industria e prodhimit të materialeve ndërtimore nga argjila në Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi numëron rreth 1500 të punësuar.

Ndërmarrjet prodhuese kanë kërkuar që kamionët transportues të cilët sjellin material ndërtimore nga argjila, e të cilat importohen nga Serbia, të peshohen në peshoret matëse të doganës. Kjo nga fakti i dyshimit të bazuar në mbingarkesë të lejuar.

Po ashtu ata kanë kërkuar që të bëhet vlerësimi i kualitetit të prodhimeve të materialeve ndërtimore nga argjila të importuara nga Serbia. Kjo nga fakti se prodhimet e lartëshenuara nuk i plotësojn standardet e kërkuara të kualitetit.

Duke qenë se të gjitha fabrikat vendore të prodhimit të materialeve ndërtimore nga argjila  gjenden në pozitë shumë të vështirë, e sidomos këto dy vitet e fundit, (kryesisht kjo për shkak të presionit të jashtë zakonshëm që po bëjnë prodhuesit nga Serbia ), kërkojmë që kërkesat tona të përfillen.

“Përfillja e kërkesave tona nga institucionet tona është e nevojës urgjente , në mënyrë që të ndërmerren  hapat e domosdoshëm institucional për rregullimin e një tregu lojal dhe të barabartë, dhe të  parandalojnë  falimentimin e ndërmarrjeve vendore-prodhuese të materialit ndërtimorë nga argjila.”

Në të kundërten, vonesat e hapave institucional do shkaktojn reagimin spontan dhe individual të ndërmarrjeve tona, të cilat do përdorin masa tjera radikale për të mbijetuar dhe shpëtuar nga falimentimi i pashmangshëm.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)