02 Maj 2024

Honda do të hap fabrikë në Meksikë

Tokio, 15 gusht - Prodhuesi japonez i makinave Honda (Honda Motors) po ndërton fabrikën e saj në Meksikë, ku pritet që gjatë vitit të prodhojë mbi 200 mijë makina për tregjet verioamerikane dhe të Amerikës Jugore.

Ndërtimi i kësaj fabrike do të ketë një vlerë prej 800 milion dollarëve, ndërsa pritet punësimi i 3.200 punëtorëve.

Fabrika do të ndërtohet në shtetin meksikan Gvanahuato. Honda ka fabrikat e saj në SHBA, në Ohio, Arizona, Indiana dhe në Aniston në Kanada, ku sërish ka rikthyer ndrrimet e dyta në këto fabrika, për shkak të kërkesave në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)