Honda dhe GM nënshkruan marrëveshje për prodhimin e automjeteve elekrike
Detorid, 3 prill - Honda dhe General Motors (GM) nënshkruan një marrëveshje për të zhvilluar së bashku dy automjete të reja elekrike.
Sipas një deklarate nga Honda, thuhet se në kuadër të marrëveshjes Honda-GM do të prodhohen dy automjete të reja elektrike Honda në të cilat do të përdoren bateritë Ultium të regjistruara nën patentën e GM-së.
Me marrëveshjen e bërë në kuadrin e strategjisë "Electric Vision" të Honda-s, automjetet që do të prodhohen pritet të dalin në shitje në vitin 2024.
Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm i automjeteve elektrike të reja do të realizohet nga Honda dhe gjithashtu te modelet do të jenë të përfshira edhe cilësitë drejtuese të Honda-s.
Për automjetet elektrike Honda që do të prodhohen në këtë bashkëpunim, do të bashkohen eksperiencat që dy kompanitë kanë në fushën e automjeteve.
Prodhimi i automjeteve do të kryhet në fabrikat e General Motors në SHBA. Ndërkaq, pritet që Honda të fillojë shitjen e automjetit në tregun amerikan dhe Kanadasë në vitin 2024.
Përveç bashkëpunimit në prodhim, Honda do të shtojë shërbimin e sigurisë OnStar të GM-së në automjetet e reja elektrike në mënyrë që ato të integrohen me HondaLink.
Gjithashtu, Honda planifikon të përdorë edhe teknologjinë pa duar (hands free) të GM-së. e cila është teknologji e përparuar në ndihmë të drejtuesit të mjetit.
Honda edhe në vitin 2018 mori pjesë në punimet e GM-së për zhvillimin e modulit të baterisë.