Heineken tërhiqet nga Rusia
Amsterdam, 28 mars - Prodhuesi holandez i birrës, Heineken ka deklaruar se po tërhiqet nga Rusia.
“Ne kemi arritur në përfundimin se pronësia e Heineken mbi biznesin në Rusi nuk është më e qëndrueshme dhe as e zbatueshme në mjedisin aktual,” tha kompania në një deklaratë.
Më herët, Heineken ndaloi shitjen dhe prodhimin e markës së saj, në Rusi, si dhe pezulloi investimet dhe eksportet e reja në vend në fillim të këtij muaji.
Firma të tjera perëndimore që kanë mbyllur dyqanet në Rusi përfshijnë Ikea, Coca-Cola dhe MacDonald’s.