Hapet panairi botëror për teknologjinë industriale "Hannover Messe"
Hannover, 23 prill - Mbrëm u hap panairi botëror për teknologjinë industriale "Hannover Messe" 2018, me temë "Industri e integruar, lidhje dhe bashkëpunim".
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në ceremoninë e hapjes se gjatë 70 viteve nga krijimi i ekspozitës, "Hannover Messe" ka dëshmuar përparim dhe novacion, duke pasqyruar prirjen e zhvillimit të industrisë së ardhshme.
Ajo shtoi se Kina dhe ShBA-ja janë shumë aktive në zhvillimin e inteligjencës artificiale, dhe Gjermania do të shtojë investimet në këtë fushë.
Panairi i këtij viti tërhoqi mbi 5000 kompani nga 75 vende e rajone të botës. Kina u rendit e dyta për numrin e kompanive pjesëmarrëse, pas vendit organizator Gjermania.
Ndër kompanitë kineze marrin pjesë CASIC, Huawei dhe Haier. Këto kompani do të shpalosin aftësitë dhe arritjet në fushën e prodhimit, duke zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar.