Hapet aktiviteti “Dita e Legalizimit”
Prishtinë, 12 janar - Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të marrin pjesë në hapjen e aktivitetit “Dita e Legalizimit”, i cili zhvillohet me qëllim të informimit të qytetarëve lidhur me procesin e legalizimit.
Aktiviteti do të mbahet, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në ora 12:00, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë komunal dhe të ministrisë që do t’i informojnë hollësisht qytetarët e interesuar lidhur me mënyrën e plotësimit të formularëve të regjistrimit.