GM do të investojë 1 miliard dollarë në fabrikat amerikane
Prodhuesi më i madh i automobilëve në vend tha se ka gjithashtu plane për të kthyer mijëra vende pune të teknologjisë informatike në Shtetet e Bashkuara.
GM tha se do të krijojë 7,000 vende të reja pune kur vendet e teknologjisë informatike të kombinohen me 1,500 pozicione të reja që lidhen me investimet e planifikuara në fabrikat amerikane.
Kompania tha se 450 vende të tjera pune do të krijohen kur të lëvizë prodhimin e akseve për kamionët nga Meksika në Miçigan.
Njoftimi i kompanisë GM vjen pasi presidenti i zgjedhur Trump kritikoi kompaninë në fillim të muajit në Twitter për dërgesat pa taksa të automjeteve nga Meksika në SH.B.A.
Javën e kaluar, presidenti i zgjedhur lavdëroi kompanitë Ford dhe Fiat Chrysler për planet për të investuar në SH.B.A. dhe sugjeroi që GM duhet të bëjë të njëjtën gjë.