22 Dhjetor 2024

Gjilani shton kapacitetin e ujit të pijshëm me 25 litra për sekond

Gjilan, 14 nëntor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se së shpejti kësaj komune do t’i shtohet kapaciteti i ujit të pijshëm për 25 litra për sekond.

Haziri e bëri të ditur lajmin pas vizitës së punimeve në hapjen e tre puseve të reja në kazerëm e Batalionit të Shpejtë të FSK, së bashku me drejtorin e kompanisë regjionale të ujit Hidromorava, Muhamet Suliqi.

“Shumë shpejtë do të furnizohemi nga këtu me ujin e pijshëm me kapacitet shtesë prej 25 litra për sekond. Me mjetet e ndara prej 200 mijë eurosh nga ana e Komunës dhe Hidromoravës, po bëjmë hulumtimin edhe në lagjen Fidanishte, ku shpimet e reja shpresojmë të na sjellin rezultat për ta zbutur situatën emergjente të furnizimit me ujë të pijshëm”, tha Haziri.  

Ai ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë ta kursejnë ujin e pijshëm për ta përballuar gjendjen.

Drejtori i kompanisë regjionale të ujit Hidromorava, Muhamet Suliqi, tha se beson që shumë shpejtë do të aktivizihen këto puse, ndërkaq nga java e ardhshme do të kalohet në Fidanishte për hapjen e puseve të reja.

“E falënderoj kryetarin Haziri për mbështetjen që nga dita e parë që është shpallë situata emergjente. Aktualisht po furnizohemi prej katër burimeve, nga penda e Përlepnicës, “Guri i Hoxhës”, në burimin e ujit në fshatin Velekincë dhe te “Baja”. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)