23 Dhjetor 2024

Geo-Jade Petroleum Corporation blen aksionet e Bankers

Londër, 2 gusht - Bankers Petroleum njofton se është finalizuar një shtyrje e transaksionit të koorporatës tek degët e Geo-Jade Petroleum Corporation në vazhdimësi të marrëveshjes që daton më 19 mars 2016.

Marrëveshja parashikon që Geo-Jade i blen të gjitha aksionet e Bankers përmes degëve të saj me një çmim prej C$2.20.

Përfundimi i transaksionit mbetet ende subjekt i miratimit nga Administrata Shtetërore Kineze e Këmbimit Valutor (SAFE).

Afati i miratimit nga Republika Popullore e Kinës është shtyrë për në 30 Shtator 2016. Kundrejt kësaj shtyrje, Geo-Jade ka rënë dakord (që në 29 korrik 2016, data e amendimit të marrëveshjes) se nëse SAFE nuk e miraton marrëveshjen deri më 30 shtator, 2016 Bankers ka të drejtë të marrë US$ 20 milionë si tarifë terminimi nëse Bankers vendos të mbyllë marrëveshjen si pasojë e mosmiratimit.

Ndërkohë, palët kanë rënë dakord për të shtyrë afatin e fundit për transaksionin deri në 31 tetor, 2016 për të pasur kohën e nevojshme për të mbyllur këtë proces, por në rrethana të caktuara ky afat mund të shkurtohet në 30 shtator 2016.

Me përfundimin e suksesshëm të transaksionit, aksionet e Bankers nuk do të tregtohen më në bursën e Torontos dhe të Londrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)