22 Dhjetor 2024

General Motors me rritje të lartë të fitimeve

Detroid, 1 nëntor - General Motors (GM) njoftoi për 2.5 miliardë dollarë amerikanë fitime në tremujorin e tretë të vitit, me një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, falë tregjeve të Amerikës së Veriut dhe Kinës.

Dega e GM-së në Amerikën e Veriut pati fitime prej 10 për qind në tremujorin e tretë, për shkak edhe të një rritjeje në çmimet mesatare të transaksioneve.

Në tremujorin e tretë shitjet në tregun e brendshëm arritën në 700 000 automjete, ndërsa në Kinë 836 000.

Dega e GM-së në Kinë njoftoi se ka arritur të ardhura rekord nga dividentët gjatë tremujorit të tretë, për shkak të shitjeve rekord të markës "Cadillac" dhe shitjeve të mira të "Chevrolet"-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)