30 Prill 2024

General Motor marka më e shitur e veturave

Detroid, 21 janar - General Motor ka rimarrë kurorën e markës më të shitur të veturave për vitin 2011, duke kaluar rivalin e vështirë japonez Toyota, në vend të tretë pas Volksvagen.

Por ky vit pritet të prodhojë një sfidë të madhe për prodhuesin amerikan, pas Toyota po përfundon rindërtimin e biznesit të dëmtuar nga katastrofa natyrore e marsti të kaluar.

General Motors u rikthye fuqishëm në treg, pas falimentit të 3 viteve më parë. Kompania raportoi se për vitin e kaluar shiti 9.026 milionë vetura në rang global, një rritje me 7.6% krahasuar me vitin 2010.

Ndërsa modelet e Chevrolet janë edhe më të shiturat, në totalin e 4.76 milionë vetura ose më shumë se gjysma e totalit të shitjeve për kompaninë.

Ndërkohë, shitjet e Toyota ranë me 6% në vitin që lamë pas, në totalin e 7.9 milionë njësi. Prodhimi japonez u prek nga tërmeti, cunami dhe kriza nukleare e Japonisë, si dhe nga përmbytjet e mëdha që prekën Tajlandën.

Por japonezët po rrisin kapacitetin prodhues në vende si Brazili dhe Kina. Analistët vlerësojnë, që lufta në treg do të ashpërsohet, pasi kapaciteti prodhues po rritet nga të gjithë rivalët.

Ndërsa prodhuesi gjerman, Volkswagen shiti në total për vitin e kaluar 8.16 milionë vetura dhe renditet në vendin e dytë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)