General Electric ble Alsthomltd për 12.35 miliardë euro
Paris, 6 nëntor - Qeveria franceze miratoi zyrtarisht të martën blerjen e njësisë elektronike të të kompanisë "Alsthomltd" nga amerikania General Electric me një vlerë prej 12.35 miliardë euro.
Ministria e Financës e Francës njoftoi se pas blerjes, kompania e re \"Alsthomltd\" do të ketë burime të mjaftueshme, dhe do të bëhet lideri i Francës dhe Europës në fushën e transportit.
Ndërkohë qeveria franceze do të fillojë procesin e blerje së 20% të aksioneve nga aksionari i madh i kompanisë \"Alsthomltd\", që është kompania \"Bouygues\".
Kompania \"Alsthomltd\" ka qenë kompania lider për ofrimin e pajisjeve të elektrike dhe të infrastrukturës së transportit. Ajo gjithashtu ka qenë simboli francez i teknologjisë së lartë, kurse tani përballet me sfida të mëdha të konkurrencës globale. (