Fshati Shkabaj edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm
Prishtinë, 5 nëntor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar konsumatorët e fshatit Shkabaj se duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme sërish mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm sipas KUR 'Prishtina' është rrëshqitja e dheut mbi gypin e ujësjellësit nga një Investitor i cili është duke u marë me ndërtime të larta të banesave.
'Në këtë rast, investitori në fjalë duhet të jetë i obliguar nga komuna e Prishtinës që të bëjë sanimin e defektit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që sa më shpejtë t,u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.'
'Pavarësisht dëmtimeve të tilla, meqë ujësjellësi u ka bërë disa herë thirrje publike investitorëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë realizimit të projekteve të tyre ndërtimore, ekipet e ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe të përgatitur mirë që të ndihmojnë në sanimin e defektit në fjalë', thekson KUR 'Prishtina'.
Shembja e dheut mbi gypin e ujësjellësit është në rrugën 'Gjergj Balsha' në lagjen 'Arbëria' në Prishtinë.