Fshati 'Shkabaj' do të mbetet pa ujë të pijshëm deri nesër pasdite
Prishtinë, 2 nëntor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar konsumatorët e fshatit 'Shkabaj' se, duke filluar nga ora 17:00 ditën e sotme, e deri nesër në orën 18:00 do të mbeten pa ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është realizimi i një intervenimi teknik nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit në rrugën 'Gjergj Balsha' në lagjen 'Arbëria' në Prishtinë, gjegjësisht ndrrimi i një gypi me diametër 250 mm për shkak të dëmtimit dhe zëvendësimi i tij me një gyp të ri.
Këto punë teknike po bëhen për një sigurim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm.