23 Dhjetor 2024

Fshati Polac bëhet me ujë të pijëshëm

Skenderaj, 24 qershor - Komuna e Skenderajt ka njoftuar se në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica sot ka lëshuar në përdorim ujësjellësin e fshatit Polac.

Më rastin e lëshimit në përdorim të këtij projekti shumë të rëndësishëm për banorët e Polacit, në këtë fshat sot ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga përfaqsuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Mirovica Sami Miftari kryeshef ekzekutiv i kësaj kompanie dhe menaxheri i njësisë së Ujësjellësit në Skenderaj Ilaz Halili.

Nënkryetari Nura i ka uruar banorët e Polacit për lëshimin në funkson të ujësjellësit, si dhe ka bashkëbiseduar në lidhje me projektet e tjera që janë duke u realizuar në këtë fshat.

"Sot Polaci po furnizohet me ujë të pijëshëm, ndërkohë që në këtë fshat Komuna e Skenderajt po realizon edhe projektin e kanalizimit, ndërsa pritet që Polaci shumë shpejt do të bëhet edhe me shkollë të re moderne", tha Nura.

Ai i informoj banorët se Komuna e Skenderajt do të fillojë edhe ndërtimin e rrugëve të mbetura të lagjeve në Polac.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit apelon te qytetarët që menjëherë të fillojnë legalizimin e ujëmatësve (orëve) në Kompaninë e Ujësjellësit njësia në Skenderaj karshi pagesës prej 5.90 euro. Gjithashtu obligohet qytetarët që të paguajnë ujin e shpenzuar.

Qytetarët e Polacit po ashtu këshillohen që në periudhën prej 24 orësh që nga lëshimi i ujit në rrjet të mos e përdorin ujin për pije ose ta përdorin pasi ta kenë vluar.

Projekti i ujësjellësit në Polac është projekt i financuar nga Komuna e Skenderajt dhe do të menaxhohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ndërsa kompania që ka kryer punimet në këtë projekt do të kujdeset për mirëmbajtjen e tij në periudhën 1 vjeçare pas lëshimit në funksion.

Komuna ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e Polacit pasi gjatë ditëve të ardhshme do të evitohen disa probleme teknike të rrjetit të ujësjellësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)