22 Dhjetor 2024

Ford dhe GE do do të prodhojnë 50 mijë respiratorë

Detroid, 31 mars - Firma amerikane e automobilave Ford njoftoi se së bashku me prodhuesin e aparateve mjekësore General Electric (GE) Healthcare, në 100 ditët e ardhshme do të prodhojnë 50 mijë respiratorë për të ndihmuar pacientët e sëmurë me koronavirusin COVID-19.

Në një njoftim, Ford tha se në bashkëpunim me GE Healthcare do të prodhojë aparate të frymëmarrjes të projektuar nga kompania Airon Corporation dhe të miratuar nga Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Në njoftim thuhet se më vonë do të arrihet aftësia për të prodhuar 30.000 respiratorë në muaj dhe se ato do t'u përgjigjen nevojave të pacientëve me COVID-19 dhe do të funksionojnë me shtypje të ajrit, pa pasur nevojë për energji elektrike.

Më tej theksohet se është planifikuar të prodhohen 1.500 respiratorë deri në fund të muajit prill, 12.000 deri në fund të majit dhe 50.000 deri më 4 korrik, ndërkohë që qeveria amerikane do të ndihmojë në arritjen e qëllimit prej 100.000 respiratorëve në 100 ditë.

Më 22 mars, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Ford, General Motors dhe Tesla do të prodhojnë aparate të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera të nevojshme gjatë pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, pas një mosmarrëveshjeje me General Motors, Trump i bëri thirrje Ford-it "të prodhojë respiratorë në mënyrë të shpejtë".

Më 28 mars, Trump tha se janë duke u bërë hapa të ndryshëm për të plotësuar nevojat për respiratorë gjatë luftës kundër COVID-19, duke shtuar se brenda 100 ditëve do të prodhohen ose furnizohen 100 mijë respiratorë shtesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)