02 Maj 2024

Ford B-MAX vjen në panairin e veturave në Gjenevë

Gjenevë, 18 shkurt - Kompania “Ford” në panairin e veturave në Gjenevë, do të prezantojë modelin e ri Ford B-MAX, i cili premton të vendos standarde të reja me dizajnin e saj unik dhe tiparet teknologjike të klasës më të lartë.

Ky është një rikthim në Gjenevë, në formën e plotë të prodhimit, vetëm një vit pasi koncepti i këtij modeli është prezantuar në panairin e Gjenevës 2011.

B-MAX i ri kombinon një dizajn eksitues dhe inovativ me tipare të cilat në të kaluarën janë gjetur vetëm në vetura të mëdha. Është një model plotësisht i ri i cili u përgjigjet nevojave të një numri në rritje të konsumatorëve, të cilët duan më shumë nga veturat e tyre të vogla.

Sjellja e B-MAX në prodhim, ka kërkuar një qasje të re në konstruksionin e dyerve, që ka rezultuar në qasjen e gjerë në hyrje për vozitësin, pasagjerët dhe bagazhin; me shtyllat qendrore të integruara në vetë dyert.

Ford B-MAX po ashtu do të ofroj materiale të kualitetit të lartë, që rrallë mund të gjenden në veturat kompakte, së bashku me sistemin fleksibil të ulëseve dhe hapësirën e bollshme të ngarkimit të bagazhit.

Risia tjetër në B-MAX është motori benzinë 1.0 litërsh EcoBoost, që dallohet për kombinimin e avancuar të fuqisë dhe efikasitetit, sikurse që do të ofrojnë edhe motorët me naftë Duratorq TDCi.

Ford B-MAX del në shitje në Evropë më vonë gjatë këtij viti, sikurse edhe në tregun e Kosovës, përmes kompanisë së autorizuar për shitjen e të gjitha modeleve të Ford-it, “ Kosova Motors J.S.C.”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)