29 Prill 2024

Folksvageni do të hape vende të reja të punës

Frankfurt, 8 dhjetor - Prodhuesi gjerman i automobilave “Folksvagen” planifikon që gjatë viteve të ardhshme, për shkak të zhvillimit të fuqishëm ekonomik, të hapë 50.000 vende të reja të punës, deklaroi për gazetën “Handelsblat” drejtori teknik i kompanisë, Horst Nojman.

Në këtë moment kompania kudo nëpër botë punëson 400.000 persona, përkujton agjencia Asoshiejted pres.

“Folksvagen”-i momentalisht është prodhuesi më i madh i automobilave në Evropë, ndërsa deri në vitin 2018 planifikon të jetë numër një edhe në botë.

Kompania parashikon se shitja gjatë këtij viti për herë të parë do ta kalojë shifrën prej shtatë milionë automobilave. Më së voni deri në vitin 2018, shitja vjetore duhet të arrijë në më shumë se dhjetë milionë automobila në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)