Firma turke prodhon çelikun më të fortë në botë
Ankara, 14 dhjetor - Një firmë turke e kërkim-zhvillimit në Edremit të provincës Balikesir është vlerësuar me çmim shkencor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për projektin e saj të rafinimit të borit.
Ajo ka prodhuar çelikun më të fortë në botë nëpërmjet lëndës së parë të derivatit të borit, e cila është quajtur “karbur bori”.
Duke arritur me sukses përpunimin në faza të avancuara të 9 përbërësve të ndryshëm të mineralit të borit, nga gjithsej 11 të tillë që konsiderohen të dobishëm për njerëzimin, firma turke përftoi derivatin e quajtur “karbur bori” me mikrovlerat e dëshiruara.