Fillon prodhimin fabrika e re e ujit në Shipol
Mitrovicë,, 8 nëntor - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ju ka thënë 15 gazetarëve nga vende të ndryshme të botës se Komuna e Mitrovicës ka probleme të shumta dhe specifike, që nuk i kanë komunat tjera të Kosovës, për tejkalimin e të cilave është duke u angazhuar maksimalisht.
Ai ka thënë se prej ardhje së tij në krye të komunës, situata politike dhe e sigurisë, është gjithnjë e më mirë, ndërsa që po bënë përpjekje që të krijoj kushte sa më të mira edhe për zhvillimin e ekonomik të Komunës, në çdrejtim edhe ka rezultate që nuk janë për tu nënçmuar.
Kreyatri Bahtiri gazetarëve të huaj ju ka folur edhe për ndihmën që BE-ja ka dhënë për komunën e Mitrovicës, duke e vlerësuar shumë të rëndësishme. Ai përmendi projektin që është në përfundim e sipër për ndërtimin e qendrës tregtare dhe objekteve sportive-rekreative, duke thënë se ato do të jenë ën shërbim ët qytetarëve dhe se do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e jetës së tyre.
Kryetari i Komunës, Bahtiri sidomos falënderoi BE-në për ndërtimin e fabrikës së re të ujit në Shipol, me kapacitet prej 700 litra ujë në sekondë, sasi kjo që është e mjaftueshme për 250.000 banorë të rajonit të Mitrovicës.
Fabrika e vjetër e ujit, që për momentin është jashtë funksionit, ka kapacitet prej rreth 500 litra ujë në sekondë, gjë që do të thotë se Mitrovica e ka zgjedhur definitivisht problemin e ujit për pije për vite të tëra.
Gazetarët e huaj që ishin në përcjellje të Besim Kajtazit, menaxhere e BE-së për projektin e fabrikës së re të ujit dhe Merita Govorit, menaxhere e projektit për qendrën tregtare dhe objekte sportive-rekreative në qendër të qytetit, u interesuan edhe për situatën e sigurisë në komunë dhe raportet ndëretnike.
Kryetari Bahtiri ju tha atyre se raportet ndëretnike janë të shtensionim e sipër, por që është Beogradi ai që po mundohet ti destabilizoj ato. Këtë e ilustroi edhe me bllokimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, duke thënë se qytetarët serbë deshën të largojnë barrikadën me zhavorr nga ura, por ishte Qeveria e Serbisë, ajo që dh urdhrin për bllokimin e sërishëm të saj, kinse me një par paqeje.
Urat janë për ti përafruar njerëzit e jo për ti nda ata. Parku i ndërtuar mbi urë nga ana e Beogradit, nuk është park i paqes, por është bllokadë e urës dhe pengesë për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, tha ai.
Besime Kajtazi, menaxhere e ujësjellësit të ri, e caktuar nga BE-ja, tha se i tërë investimi i BE-së në këtë projekt kap shumën prej 13 milionë eurosh.
Menaxheri i Fabrikës së ujit, Bahri Hamza, tha se ky është një nga projektet më ët rëndësishme që BE ka realizuar në Mitrovicë. Është një teknologji e avancuar që për herë të parë përdoret në Kosovë. Është pra një impiant më bashkëkohor i realizuar në Kosovë, që i plotëson nevojat e rajonit të Mitrovicës për ujë të pijes, tha ai.