Fillon pastrimi i mbeturinave nga deponitë ilegale
Prishtinë, 2 mars - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të fillojë pastrimi i deponive ilegale të krijuara ndër vite.
Pastrimi i mbeturinave të amvisërisë duhet të bëhet nga KRM Pastrimi si pjesë e kontratës për pastrimin e deponive që po bëhen pika mbledhëse të qenve endacakë, duke u shndërruar në pika të rrezikshme për qytetarët.
Ndërsa, mbeturinat inerte do të largohen si pjesë e kontratave të pastrimit të mbeturinave inerte që Komuna e Prishtinës i ka me operatorë.
Në këtë aksion do të ndihmojë edhe kompania publike lokale Hortikultura.
Komuna bënë lutje tek të gjithë qytetarët që kanë informacione për lokacione të tjera ilegale të mbeturinave që të paraqiten në numrat pa pagesë: 0800 122 33; 0800 122 44; 0800 122 55