25 Dhjetor 2024

Fillon Java e minatorit të Trepçës

Mitrovicë, 20 shkurt - Me një ceremoni solemne, sot, në Stanë Tërg, në oborrin e minierës “Trepça”, është hapur manifestimi “Java e Minatorëve”, kushtuar grevës së lavdishme të minatorëve të Trepçës, të vitit 1989.

Prof dr Ahmet Tmava, menaxher i “Trepçës”, fillimisht ka falënderuar mysafirët e pranishëm, si Deputetët e Parlamenti të Kosovës, Raif Qela dhe Sadri Ferati, pishtarin e Trepçës, Minir Dushin, Nazmi Mikullovcin, Kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtirin dhe Safet Kamberin, përfaqësuesit e APK-së, Avni Jasharin e Fatos Meqa, përfaqësuesit e FSK-së, komandanti e Policisë në Mitrovicë, Ahmet Xhosha si dhe grupin e të 14-ve të Kryesuar nga Azem Vllasi, Burhan Kavaj, Ibush Jonuzi, Ramiz Presheva etj.

Tmava, një falnderim të veçantë iu ka drejtuar të gjithë minatorëve, për sakrificën që kanë bërë 26 vite më parë, duke kthyer tërsishtë fatin e Kosovës. “Të jesh minatorë, pjesë e Trepçës, trashëgimtar të veprave të minatorëve të vitit 1989, por edhe  të tërë historisë së Trepçës, është përgjegjësi dhe obligim për sendërtimin e idealeve më fisnike kombëtare” ka thënë Tmava, para shumë të pranishmëve.

 “Ky rrugëtim nënë emblemën e “Trepçës”, gjatë historisë, na bënë të jemi krenarë për të kaluarën, por edhe për të bërë të tashmen dhe të ardhmen e vendit, sepse nuk jetohet nga lavdia e së kaluarës”. Menaxheri i “Trepçës”, por dr Ahmet Tmava ka shtuar se “Trepça, sot gjendet në një situatë, kur kërkohet me emergjence të veprohet në sqarim të statusit, si mundësi për zhvillim dhe progres që ka reflektim në shkallë vendi”.

 Tmava, ka folur edhe për sukseset dhe vështersit në të cilat po kalon “Trepça”, në këtë periudhe. “Trepça, vitin e kaluar e ka përmbyllur mirë në aspektin financiar dhe të ekonomizimit me gjithë problemet e shumta, mirëpo duke qenë statusi i pa qartë atëherë, kemi hasur në probleme të patejkalueshme që vetëm zgjidhja e statusit mundet të na jap hapësirën e plotë zhvillimore”.

Menaxheri i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka numëruar faktet për të cilat duhet që urgjentisht të sqarohet statusi i “Trepçës”: Kushtet jo të mira për punë dhe mërqinje të punëtoreve.

Prodhim jo i nivelit që mundëson ekonomizim dhe jo të qëndrueshëm. Kërkesat e shumta të qytetarëve për punësim. Mosha mesatar e punëtoreve shumë e lartë. Momenti për transmetim të përvojës nga gjenerata e vjetra tek gjeneratat e reja. Mungesa e mundësive investimeve në planet e fuqishme zhvillimore.

 “Problemet e shfaqura rreth statusit të Trepçës, e bëjnë çështjen më komplekse, por ky fakt nuk e arsyeton neglizhencën e sqarimit të statusit” ka pohuar Tmava. Përveç problemeve të cekura më lartë, sot ballafaqohemi edhe me problemet të cilat janë reflektim i një statusi momental të Trepçës i cili nuk jep zhvillim.

Menaxheri Tmava, ka nënvizuar, se mos mundësia e vazhdimit të licencës për aktivitete minerare ka reflektim të drejtpërdrejtë në mos realizimin e planit dinamik të prodhimit.

Situata në të cilën ndodhim është bërë pengesë edhe për implementimin e projekteve zhvillimore për njësit jo funksionale të Trepçës siç është funksionalizimi i një pjesë të elektrolizës së zinkut, po ashtu  edhe mos mundësia e fillimit të tharjes së minierës së Hajvalisë. Me gjithë shqetësimet, menaxheri i Trepçës, ka theksuar se është optimist se dita dhe kthesa e madhe e progresit për “Trepçën”, është e afërt.

“Shqetësimet të cilat u dhënë më lartë ndoshta nuk janë dhënën në momentin e duhur se jemi në një rast solemn të shënimit të epopesë së lavdishme të minatorëve’. ‘Besoj fuqishëm se këto shqetësime do ti takojnë të kaluarës, sepse bazuar në informacionet e marra nga Institucionet qendrore dhe zotimet e tyre për përshpejtim të proceduarve për definim të statusit na bëjnë që të shpresoj se dita e kthesë së madhe të progresit është e afër” ka thënë menaxheri i “Trepçës”, Ahmet Tmava.

“Ne minatorët dhe të gjithë punëtorët e Trepçës, zotohemi se do të jemi të pa kursyer në punë dhe angazhim në mënyrë që interesi i vendit dhe reflektimi i fuqisë reale ekonomike të Trepçës të përjetohet nga të gjithë, ka thënë në fund prof. Dr Ahmet Tmava, menaxher i “Trepçës”.           

Në anne tjetrë, Qazim Jasharit, menaxher i minierës “Trepça” në Stan Terg, ka theksuar se “Greva e minatorëve  e vitit 1989, ishte vazhdimësi e përpjekjeve brez pas brezi të popullit shqiptar për krijimin e shtetit të Kosovës dhe inspirim për të gjithë brezat që do të vijnë për realizimin përfundimtar të këtyre përpjekjeve”.

“Pas përfundimit të luftës,  kur  ne filluam punën, miniera ishte në prag të përmbytjes nga uji, por fal angazhimit dhe përpjekjeve të pakursyera  të ekspertëve, specialistëve dhe minatorëve,  miniera u shpëtua nga përmbytja’. ‘Edhe pse në kushte shumë të vështira janë krye shumë punë kapitale, me pajisje dhe  mekanizim të amortizuar, kështu në gusht të vitit 2005 e kemi  filluar prodhimin testues” ka thënë Jashari.

 Menaxheri i minierës “Trepça”, Qazim Jashari, ka shtuar se që nga  viti 2005,  çdo vit kemi realizuar ngritje të prodhimit, nëse krahasohet viti  2013 me vitin 2014, kemi pas  rritje të prodhimit për 21%  të koncentratit të Pb-Zn, i cili  tani  është produkt final i yni .

Ndërsa, Nezir Behrami, Kryetra i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të “Trepçës”, ka evokuar kujtime për ato ditë të lavdishme të minatorëve dhe për sakrificën e tyre.

“Para njëzet e gjashtë vjetësh mbi 1 mijë e 300 minatorë të Trepçës, zgjodhën protestën me grevë urie, për të kundërshtuar politikën e atëhershme, e cila tërhoqi vëmendjen e botës”.

Disa here është thënë se grevë shënoi zhbërjen e Jugosllavisë. Minatorët për tetë ditë mbajti në këmbë opinionin e brendshëm e botëror, sepse ishte hera e parë që klasa punëtore kishte kërkesa politike e jo ekonomike.  

Minatorët me tradhti u nxorën nga miniera, nga ana e Serbisë, por kërkesat e tyre politike mbijetuan, për të triumfuar me luftën e UÇK-së.

Pas përfundimit të grevës, filloj hakmarrja ndaj minatorëve duke burgosur 1200 minatorë të cilët u dënuan nga 30-60 ditë burgim dhe proceset e montuara politike, si procesi i të 14-ve ka thënë krye sindikalisti i minatorëve Nezir Behrami.

Behrami, ka kërkuar nga institucionet qendrore të Kosovës, që sa më parë të definojnë statusin e Trepçës, të nxjerrin Ligjin pensional dhe invalidorë, sepse ky Ligj, do të definonte statusin e minatorëve të cilët tani jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike.

Gjithashtu, Behrami, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që me Ligj të rregullohet që 20 shkurti, të festohet si dita e Minatorëve të tërë Kosovës.

Azem Vllasi, nga i ashtuquajturi grupi i të 14-ve, duke iu drejtuar të pranishmëve ka theksuar se kam kënaqësinë që jam në këtë vend të minatorëve.

Mjerisht, sot këtu nuk e kemi të ndjerin Aziz Abrashin, por janë minatorët e tjerë që me trupin e tyre duke u sakrifikuar na mundësuan që të kemi këtë liri që ne sot po e gëzojmë.  “Kjo rrugë, drejt Lirisë, mjerishtë që nuk është vetëm asfalt, por ka edhe gropa dhe therra” ka thënë Vllasi.

Vllasi ka shtuar se “rritja e Shtetit i ngjanë rritjes së njeriut, në 7 vjet Pavarësi, ne jemi sikur fëmija në klasën e parë, nuk amnestoj askënd, por Kosova ka një perspektivë”. Presim definimin e statusit të “Trepçës”, nga Qeveria e Kosovës, na ka kapluar një mërzi, por neve na duhet optimizëm sepse do të kemi një të ardhme të mirë” ka thënë ish lideri i grupit të të 14-ve, Azem Vllasi.

Gjatë ceremonisë festive të hapjes së manifestimit “Java e Minatorëve”, nxënësit e klasë së V të Shkollës Fillore “Avdullah Shabani” me mësuesen e tyre Nafie Rexha, kanë recituar kënge dhe poezi, me të cilët kanë kërkuar nga Kosovarët, që të ndalin migrimin si dhe nga Institucionet Qendrore dhe ato lokale që të punojmë në të mirën e brezave të tashëm dhe të ardhshëm të Kosovës.  ‘Javën e Minatorëve” e kanë begatuar edhe ansambli i këngëve dhe valleve të qytetit të Mitrovicës me programin e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)