23 Dhjetor 2024

Fillon Java e Arkitekturës në Prishtinë

Prishtinë, 4 korrik - Edicioni i 4-te i eventit me të madh të arkitekturës Java e Arkitekturës në Prishtinë do startoj që nga sot. 

Këtë vit për temë Java ka gjithpërfshirjen dhe si çdo vit edhe në ketë edicion programi i tij do jetë i plot me ligjeratat, punëtoritë, intervenimet, ekspozitat, shfaqje të filmave, studio e shtëpi të hapura si dhe turne arkitektonike.

Sivjet perpos Fondacionit Kosovar të Arkitektures bashkëorganizator i Javës është edhe Future Architecture Platform (bashkfinancuar nga Creative Europe/Unioni Evropjan).

Future Architecture Platform eshte platforma me e madhe pan-evropjane per arkitekture qe ne veti perfshine 15 festivale dhe institucione me te medha te arkitektures nga mbarr Evropa ne mesin e te cilave eshte edhe Fondacioni Kosovar i Arkitektures, gjegjesisht Java e Arkitektures ne Prishtine.

Ligjeruesit me te dalluar kete vit do jane: Martino Stierli, kuratori kryesor i Muzeut te Arteve Moderne ne New York (MoMA); Jack Self kuratori i paviljonit Britanik ne Bienalen e sivjetme te Arkitektures; Jan Knikker, njeri nga partneret e studios se mirenjohur holandeze MVRDV; Elena Madison nga Project for Public Space; si dhe Bernard Khoury i njohur boterisht si arkitekti me i rendeshishem arab i diteve tona.

Nga regjioni sivjet do ligjerojne; Andrija Rusan, themeluesi i ORIS ditet e arkitektures; Aljosa Dekleva nga studioja e mirenjohur Slovene Dekleva-Gregoric; Joni Baboci nga Bashkia e Tiranes si dhe Erblin Bucaliu fituesi i pare i konkursit te Europanit nga Kosova.

Kurse nga platforma Future Architecture fo jane 6 arkitekt  te ri evropjan qe do prezentojne idene e tyre mbi te ardhmen e arkitektures si dhe do debatojne rreth saj me pjesemarresit.

Kete vit do organizohen 6 puntori te specializuara. PPS Puntoria do te udheheqet nga Elena Madison zv.drejtoresha e Project for Public Space qe do mbaj 2 puntori te specializuara ne \"Placemaking\" dhe ne fuqine e aktiviteteve urbane ne permirsimin e jeteses ne lagje dhe qytet.

Puntoria ne bashkepunim me Architecture for Refugees do te fokusohet ne lagjet 28 dhe 29 te Fushe Kosoves ku do eksplorohet arkitektura emergjente.

Putoria BioPPAW do udhehiqet nga profesoresha Esen Gokce qe se bashku me studentet do prodhojne material bioplastik nga mbeturinat organike.

Mapping Cities puntoria do hulumtoj dhe zhvilloj metodologjia dhe gjuhe te reja te mapimit dhe leximit te organizmave urbane.

Kurse Toestand (grup arkitektesh nga Belgjika), Mache (grup arkitektesh nga Zvicra) dhe nje grup arkitektesh te ri nga Kosova do organizojne puntori dhe intervenim ne objektin e zbrazet te ngrohtores se Prishtines.

Ekspozita tradicionale e studenteve \"Students Review\" kete vit to organizohet ne fakultetet e arkitektures ne Universitetet UBT, AAB dhe Dardania. Kurse ekspozita \"Retrospektiva e Entit per Urbanizem dhe Projektim 1960-2015\" e cila edhe do hap javen do mbahet ne objektin e Entit per Urbanizem. Te gjitha ekspozitat do jane te hapura cdo dite nga ora 10 deri ne 17.00. Sivjet do shfaqen edhe 3 filma dokumentar, njeri qe flet per objektin e mrienjohur Barbican ne Londer kurse dy tjeret te prodhuar nga Televizioni Kroat flet per shkelqimin dhe degradimin e objekteve hotelerike pergjat autostrates adriatike. Dokumentaret perpos ne Prishtine do shfaqen edhe ne Prizren ne Kino Lumbardhi.

Per here te pare ne Jave te Arkitektures, gjegjesisht ne programin \"Studiot e Hapura\" kemi ftuar edhe dizajnere te modes ta prezentojne punen e tyre kreative. Krenare Rugova dhe Venera Mustafa do mirepresin gjithe te interesuarit qe deshirojne te njihen me shume me punen kreative te tyre e ne vecanti ate te inspiruar nga arkitektura.  Innarch dhe Maden Group do prezentojne portfolion e tyre te pasur ne enteriere ne vendin tone dhe jasht, si dhe Formon do prezentoj produktin e tyre 3D printerin, prodhimi i pare i tille ne vendin tone.

Te gjitha ligjeratat sivjet do mbahen ne American School of Kosova pasi qe dekanati i fakultetit te arkitektures dhe ndertimtarise nuk ka pranuar te huazoj hapesiren e modelariumit per organizimin e Javes.  Ligjerata do mbahen cdo dit nga ora 19.00.

Java e Arkitektures ne Prishtine sivjet mbeshtetet financiarisht nga: Future Architecture Platform (Creative Europe); Culture for All (Komisioni Evropjan); Ambasada Amerikane; Komuna e Prishtines, Bashkia e Tiranes; Zyra Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove; American School of Kosova; Aga Khan Award for Architecture; Knauf; London Habitat dhe Archi Edu.

Dhe ne partneritet me: Projektin Banimi dhe Hapesira Publike; Fakultetet e Arkitektures ne UBT, AAB dhe Dardani; Oris Shtepia e Arkitektures; Formon; Kino Lumbardhi; Project for Public Space; Inovation Center  Kosovo dhe Hotel Gracanica.

Eshte e rendesishme te ceket se edhepse Java e Arkitektures ne Prishtine, tash me aktivitet tradicional dhe me i madhi ne lemine e arkitektures ne vendin tone nuk eshte mbeshtetur financiarisht nga asnje ministri apo agjencion tjeter shteteror perpos komunes se Prishtines.

Me shprese se do keni kenaqesine te ju mirepresim ne aktivitetet tona ju faleminderit per mbeshtetjen e juaj te perhershme... ju lutem referohuni ne vegezat e me poshtme per me shume info e foto te aktiviteteve tona te sivjetme... 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)