Filloi prodhimi në seri i Fiat Egea në Turqi

Bursa, 29 shtator - Kompania automobilistike turke TOFAŞ në fabrikën e saj në Bursa ka nisur prodhimin në seri të automobilit familjar Fiat Egea.
Kompania automobilistike turke TOFAŞ në fabrikën e saj në Bursa ke realizuar një nga projektet më të rëndësishme në historinë automobilistike të Turqisë.
Është zbritur me ceremoni nga linja e prodhimit makina e parë e modelit Fiat Egea, që është prodhuar në këtë fabrikë.
Automobili është projektuar në përshtatje me pritshmëritë e Turqisë dhe si një makinë, që mund të blihet nga një masë e gjerë e shoqërisë. Kurse emrin automjeti e ka marrë nga Deti Egje (Ege Denizi në turqisht, shën.përkth).
Për nga hapësira brenda dhe vëllimi i bagazhit Fiat Egea është një makinë familjare e vërtetë. Ky model do të eksportohet në 40 vende të Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.