25 Dhjetor 2024

Fiat Chrysler tërheq nga tregu 1,4 mln automjete

Milano, 24 korrik - Fiat Chrysler njoftoi tërheqjen e rreth 1,4 milionë automjeteve dhe kamionëve në Shtetet e Bashkuara, këtë të premte, vetëm pak ditë pasi dy hackera mundën të marrin kontrollin e një mjeti Jeep përmes internetit.

Tërheqja në fjalë përfshin mjete të tipit Dodge, Jeep, Ram dhe Chrysler dhe është një hap i detyrueshëm për kompaninë, i ndërmarrë pasi revista “Wired” publikoi një artikull të martën, në të cilën shpjegohej sesi dy piratë informatike mundën të manipulonin nga distanca sistemin e transmetimit të një “Jeep Cherokee”, sistemin radio, atë të kondicionimit të ajrit dhe sisteme të tjera.

Kompania bëri të ditur se do të përditësojë programin, për të izoluar këto mjete nga mundësia e të qenit të kontrollueshme nga distanca. Përmes një deklarate, ajo bëri të ditur gjithashtu se manipulimet e paautorizuara në distancë ndaj një mjeti lëvizës përbëjnë një akt kriminal.

Tërheqja e makinave prek vetëm ato prodhime me ekrane me prekje prej 8,4 inch, ku futen edhe makinat Ram të vitprodhimeve 2013 e 2015 (kamionçina dhe taksi) si dhe makinat sportive Dodge Viper. Por nuk mbeten të paprekshëm edhe Dodge Durango dhe Jeep Grand Cherokee, por edhe Cherokee SUV (mjete për gara sportive) të viteve 2014 e 2015. Gjithashtu edhe prodhimet e 2015-s të Chrysler 200 dhe 300, si dhe Dodge Charger dhe Challenger.

Fiat Chrysler ka bërë të ditur më tej se ka marrë të gjitha masat për sigunë e rrjeteve informatike për të pamundësuar sulmet kibernetike. Të gjitha këto masa nuk kërkojnë ndonjë veprim nga klientët që i kanë blerë këto makina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)