23 Dhjetor 2024

Fiat-Chrysler do të zgjerojë fabrikat e saj në SHBA

Detroid, 10 janar - Presidenti i zgjedhur Donald Trump përgëzoi kompaninë Fiat-Chrysler pasi kjo njoftoi planet për të shpenzuar 1 miliardë dollarë në operacione të reja prodhuese në SHBA.

Fiat-Chrysler, kompania e tretë më e madhe automobilistike në SHBA, tha të dielën se do të zgjerojë fabrikat e saj në Ohio dhe Miçigan, për të prodhuar makina të reja sportive dhe modele kamionçinash, ndërsa shton 2.000 vende pune.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi Ford Motor, firma e dytë më e madhe amertikane për prodhimin e automjeteve, tha se kishte anuluar planet për zgjerim në Meksikë dhe do të shpenzojë 700 milionë dollarë për të zgjeruar operacionet e saj në SHBA, duke shtuar 700 vende pune.

\"Më në fund po ndodh. Faleminderit Ford dhe Fiat Chrisler!”, tha presidenti i zgjedhur Trump në një mesazh në Twitter të hënën.

Ditët e fundit, Donald Trump ka kritikuar firmën General Motors (GM), prodhuesi më i madh i automobilëve në SHBA, dhe Toyotën, firma më e madhe në botë, pasi të dyja ato njoftuan se i kanë shtuar operacionet e tyre prodhuese në Meksikë. Presidenti i zgjedhur Trump ka kërcënuar se do të vendosë një taksë të lartë doganore, nëse GM dhe Toyota përpiqen t’i dërgojnë automjetet e reja të prodhuara në Meksikë për t’i shitur në SHBA.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)