Ferronikeli pajiset me leje mjedisore të integruar
Drenas, 19 nëntor - Kompanisë NewCo Ferronikeli sot në një ceremoni ju dorëzua zyrtarisht Leja Mjedisore e Integruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në këtë ceremoni Drejtori i Përgjithshëm i NewCo Ferronikelit, z, Ioannis Moutafis fillimisht falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje siç tha ai shumë të rëndësishme për ndërmarrjen tonë, Kosovën e në veçanti për Komunën e Drenasit.
Në këtë ceremoni drejtori i përgjithshëm i NewCo Ferronikelit z. Ioannis Moutafis shpjegoi se Me marrjen e kësaj leje mjedisore të integruar vendosen në detaje kushtet e operimit të një impianti të caktuar rreth shfrytëzimit të lëndëve të para, atyre ndihmëse dhe produkteve finale, pastaj menaxhimi në mënyrë të duhur dhe efikase me to, po ashtu vendosen vlerat limite (kufitare) për shkarkime në ajër, ujë, tokë, zhurmën, dhe menaxhimin e mbeturinave, si dhe afatet kohore se kur duhet të përmbushen ato vlera kufitare, si dhe programi i përmirësimit.
Ai gjithashtu falënderoi ministrin e MMPH-së z. Dardan Gashi, Kryetarin e Komunës z. Nexhat Demaku për këtë arritje të madhe të përbashkët.
Me këtë rast Ministri i MMPH-së z. Dardan Gashi përgëzoi NewCo Ferronikelin për të gjitha të arriturat në vitet e fundit sa i përket mbrojtjes së mjedisit duke thënë se Përgëzoj menaxhmentin e Newco Ferronikelit dhe të gjithë bashkëpunëtorët tjerë që me punë të përbashkët kemi arrit që ta bëjmë NewCo Ferronikelin një shembull të mirë në Ballkan.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, në këtë ceremoni tha se marrja e lejes mjedisore të integruar është e rëndësishme sa për NewCo Ferronikelin aq edhe për qytetarët e komunës së Drenasit.
Jam i nderuar që po marr pjesë në këtë ceremoni, besoj se me një bashkëpunim të mirë që kemi pas të ndërsjellët tri palësh sot këtu së bashku në këtë ceremoni leja e integruar mjedisore është një konfirmim i asaj se menaxhmenti i NewCo Ferronikelit sigurisht se i ka plotësuar kushtet dhe sigurisht se Ministria MPH ka dhënë një vlerësim të tillë dhe ne ndihemi mirë si komunë.
Ai më tej shtoi se Besoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen jo vetëm për ruajtjen e ambientit por në shumë fusha të tjera. Shfrytëzoi rastin ta falënderoi menaxhmentin e NewCo Ferronikelit për mbështetjen në shumë projekte në komunën e Drenasit dhe uroj që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen sepse është në interes së dyanshëm.
Gjithashtu në këtë manifestim foli edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu i cili tha se NewCo Ferronikeli në çdo aspekt është model për të gjitha kompanitë në Kosovë.
Këtë z. Gërxhaliu e dëshmoi duke cituar se Jemi të vetëdijshëm se Kosova duhet ti përmbush katër objektiva drejt ardhmërisë që të katërtat fillojnë me shkronjën E, ato jane Evropa, Ekonomia, Edukimi dhe Ambientalizmi dhe kur i analizon në thellësi gjitha këto aktivitete që zhvillohen në NewCo Ferronikel besojmë që është dëshmia më e mirë që janë të përkushtuar në këtë drejtim. Nga vet fakti që në aspektin ekonomik ka mbi 900 te punësuar, ka një rritje të eksport përafërsisht 40 % dhe nga vet fakti qe ne aspektin e ambientalizmit investon çdo vit e dëshmon më së miri rrugëtimin dhe seriozitetin e NewCo Ferronikelit që po ecë në proceset integruese.
Z. Gerxhaliu përfundoi se NewCo Ferronikeli në çdo aspekt është model për të gjitha kompanitë e tjera.